75 Mall Live Search
23:15 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Abdixhiku: 35-17, fitorja e parë kundër COVID19. Ju faleminderit secilit për një ditë si kjo!

Sot janë konfirmuar 17 raste të reja me koronavirus, ndërsa 35 persona janë shëruar.

E këtë e ka quajtur si fitore të parë ndaj COVID19, Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

Ai në Facebook shkruan:

35-17!

Fitorja e parë kundër COVID19. Ju faleminderit secilit për një ditë si kjo. E bëni secilën përpjekje të vlejë. Drita në fund të tunelit po shihet më në fund; dhe është dritë e bukur kjo.

Ngadalë e me kujdes koha e rimëkëmbjes ekonomike po nisë. S’do të jetë e lehtë. Si vend kemi treguar kujdes. Si shoqëri solidaritet. Vetëm bashkë e mençur do të kapërcejmë edhe këtë test.

Mbahuni edhe pak.