75 Mall Live Search
20:59 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Abdixhiku: A ka shtet këtu, 14 plaçkitje për 1 muaj

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shprehur mjaft i revoltuar me ngjarjet e fundit në Kosovë, që kanë të bëjnë me plaçkitjet e shumta.

“A KA SHTET KëTU”, është pyetja që bën Abdixhiku, duke drejtuar kritikat tek udhëheqësit e shtetit.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

A KA SHTET KËTU?

14 plaçkitje për 1 muaj – me një polic të vrarë në detyrë – s’është gjendje e zakonshme; është gjendje e jashtëzakonshme. Është gjendje frike, tmerri e anarkie.

E nisën njëherë me banka, tash plaçkisin markete, punëtori e dyqane. S’kalon ditë pa një lajm grabitjeje; në mes të vendbanimeve – në mes të ditës. Banditë të armatosur bëjnë rendin në rrugë; sillen të egër, të lirë e paprekur – dhe shteti mbetet në gjumë.

Udhëheqësit e ministrisë, policisë, e intelegjencës kanë veçse një detyrë, të krijojnë minimalisht rend e qetësi. Nëse s’mund të bëjnë një gjë të tillë, le të lëshojnë rrugë për të tjerë djem e vajza që i japin këtij vendi erë shtet!