Abdixhiku: Angazhimi i mësuesve dhe mësueseve, është gur themel në ndërtimin e shtetit tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit.
Abdixhiku është shprehur se në këtë ditë kujtojmë rolin dhe kontributin e mësimdhënësve.
‘’Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, shpreh mirënjohje dhe falënderime për të gjithë mësuesit e mësueset, të cilët kanë kontribuuar dhe kontribuojnë në edukimin dhe përparimin e shoqërisë sonë.Të gjithë mësimdhënësve, urime 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Në këtë ditë dhe jo vetëm, kujtojmë rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve, në detyrën dhe misionin e tyre fisnik për edukimin dhe arsimimin e brezave’’, ka shkruar Abdixhiku.
Angazhimi i mësuesve dhe mësueseve, është gur themel në ndërtimin e shtetit tonë dhe arsimimin e brezit që do të udhëheqë vendin në të ardhmen, ka shtuar Abdixhku./Indeksonline/