Abdixhiku arrin në kuvend, nis takimi me Kurtin për çështjen e presidentit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku për pak minuta pritet të nisë takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Takimi po mbahet për çështjen e presidentit, në një kohë kur tema e zgjedhjes së kreut të shtetit ka nxitur diskutime të shumta në skenën politike.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Kurti dhe Abdixhiku ishin takuar po në të njëjtin vend, ku kishin diskutuar lidhur me presidentin, mirëpo takimi nuk kishte qenë konkret sa i përket procedurës së zgjedhjes.
Mbetet të shihet se çfarë do të dalë nga ky takim dhe nëse palët do të afrojnë qëndrimet për këtë çështje të rëndësishme institucionale./IndeksOnline/

