75 Mall Live Search
21:26 / E Enjte, 21 Maj 2026 / Z S

Abdixhiku: Bashkimi i LDK-së nuk është vetëm për zgjedhjet e 7 qershorit, por një projekt afatgjatë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë në “Pressing” të T7 se bashkimi i LDK-së nuk është vetëm për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka thënë se ky është një projekt shumë më i gjatë, teksa tha se zgjedhje e 7 qershorit janë një test demokratik.

“Derisa tash kemi pasur ndarje, tash po flasim për bashkim klasik. Ky bashkim nuk është vetëm për 7 qershorit, zgjedhjet e ardhshme janë një test demokratik. Projekti ynë është shumë më i gjatë”, ka thënë ai. 

Ai tha se Kosova ka nevojë të kalojë nga konflikti partiak tek zgjidhjet për jetën e qytetarëve.

“Merreni me mend ne po mirremi me gjëra totalisht irelevante për qytetarin e Kosovës. Beso, ato mund të jenë atraktive për një fushatë elektorale, por më tha të thash, të shpifësh, janë totalisht të panevojshme për njerëzit tanë. Do të doja që kjo politikë e kësaj gjenerate tonë, të flasim për çështje konkrete. Hajde t’i ballafaqojmë idetë”, tha Abdixhiku.