21:54 / E Diele, 27 Gusht 2023 / AR

Abdixhiku bën thirrje për vetëdijësim: Sot, çdo e teta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për vetëdijësim shoqëror në betejën e grave të prekura me kancer të gjirit.

Ai ka thënë se sot çdo e teta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit; “derisa identifikimi i hershëm i kësaj sëmundje rritë gjasat e mundjes së saj”, shprehet ai.

I njëjti ka ndarë foto nga fushta vetëdijësuese për kancerin e gjirit ‘Race for the Cure’, në aktivitetin organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë së kryeqytetit.