75 Mall Live Search
11:37 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

Abdixhiku bën vizitën e parë te varri i Rugovës: Do t’i dërgojmë letër Vetëvendosjes që të takohemi të premtën

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka nisur detyrën e tij me homazhe te varri i ish-presidentit Rugova.

Abdixhiku ka thënë se Rugova ishte themelues i Republikës së Kosovës dhe se e ardhmja ndërtohet, duke nderuar të shkuarën.

Kreu i ri i LDK-së ka folur edhe për mundësinë e takimit me Kurtin e Osmanin.

“Do të jemi konstruktivë në frymën themeltare të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Do t’i dërgojmë letër edhe zyrtarisht, propozimi ynë është për të premten. Votimi i mundshëm i Qeverisë apo presidentit do të jetë çështje e kolektivit dhe jo personale imja”, ka thënë Abdixhiku./Indeksonline/