75 Mall Live Search
19:52 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / LB

Abdixhiku: Bexhet Xheladini në Dragash, e Ruzhdi Shehu në Junik do të na bëjnë të gjithëve faqebardhë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Dragash e Junik ku ka takuar përkrahës të këtij subjekti.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së thotë se në këto dy komuna janë të pasura me të mira natyrore, e me njerëz të jashtëzakonshëm.

“Dr. Bexhet Xheladini në Dragash, e Ruzhdi Shehu në Junik do të na bëjnë të gjithëve faqebardhë”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Sot në Dragash e Junik.

Në dy komunat e pasura me të mira natyrore, e me njerëz të jashtëzakonshëm. Dr. Bexhet Xheladini në Dragash, e Ruzhdi Shehu në Junik do të na bëjnë të gjithëve faqebardhë. Ata përfaqësojnë vullnetin për shërbim, e ndryshimin e nevojshëm padallim.

Ju priftë e mbara Doktor e Ruzhdi.

#LDK160