10:14 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Abdixhiku deklarohet për shqyrtimin e buxhetit

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku pret që çështja e shqyrtimit të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2017 të kryhet me procedurë të përshpejtuar, brenda kësaj jave.

Pas aprovimit të Projektligjit të Buxhetit në shqyrtim të parë nga ana e Komisionit për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e nesërme, Abdixhiu bën të ditur se do t’i përcillet Kuvendit, veprim ky që i hap rrugë Kryeparlamentarit Kadri Veseli të thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për caktimin e seancës parlamentare.

“Nëse aprovohet në parim, ne do ta dërgojmë menjëherë në Parlament, më pas është çështje e Kryesisë së Kuvendit kur e cakton mbajtjen e mbledhjes së ardhshme parlamentare. Kjo mund të jetë në procedurë të përshpejtuar dhe mund të thirret shpejt, por ne e kryjmë në mbledhjen e parë dhe e dërgojmë në Parlament dhe kryesia vendos kur me mbajtë mbledhjen e dytë. Ne si komision jemi të gatshëm që t’i kryjmë të gjitha procedurat shpejt. Ne të martën mbajmë mbledhje me qëllim që me i dhënë kohë kohë kryesisë që ta thërret për të enjtën seancën”, ka thënë Abdixhiku për “Gazeta Blic”