Abdixhiku del me njoftim: Punimet në ‘Rrugën A’ rinisën sot!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sot punimet në “Rrugën A” rinisin sot.
Abdixhiku ka thënë se shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale ka rrëzuar vendimin siç shkruan ai skandaloz të gjykatëses familjare.
“E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.