11:10 / E Martë, 11 Qershor 2024 / LB

Abdixhiku: Derisa të tjerët angazhoheshin për ndarje të shqiptarëve në Maqedoni, LDK-ja u dha mbështetje miqve evropianë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se dy miq të mëdhënj të Kosovës dhe popullit të saj, janë rizgjedhur eurodeputetë në Parlamentin Evropian.

Bëhet fjalë për Lucas Mandl dhe David McAllister.

Abdixhiku në Facebook ka shkruar se gjersa të tjerët angazhoheshin në organizimin e tubimeve për ndarje të shqiptarëve në Maqedoni, LDK në prill, u mor me përbashkimin e bashkatdhetarëve tanë rreth miqve të vendit.

“Prandaj dhe mbajtëm dy tubime mobilizuese në Hamburg e në Vjenë, si thirrje mbështetëse për Lukas e David, si kontribut patriotik ndaj vendit”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.