Abdixhiku dhe Haradinaj, mbajnë një konsultë të shkurtër pak para seancës

Para fillimit të seancës së 12-të të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është parë duke biseduar me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Takimi i shkurtër mes dy liderëve vjen në një moment kur në skenën politike po shtohen zërat për formimin e një qeverie nacionale. Kujtojmë se Haradinaj ka pranuar publikisht propozimin e LDK-së për një qeveri të tillë, që do të kishte për qëllim menaxhimin e situatave të brendshme dhe sfidave ndërkombëtare që po përballon vendi.
Edhe pse biseda mes tyre ndodhi jashtë sallës së kuvendit dhe nuk u dhanë deklarata për media, ajo po interpretohet si një sinjal i koordinimit të mundshëm mes opozitës për hapat e ardhshëm politikë./Indeksonline/