11:23 / E Premte, 07 Tetor 2022 / B O

Abdixhiku: Do ta çojmë në Kushtetuese vendimin e Qeverisë Kurti për mos t’i paguar mësuesit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia e tij do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos paguar mësimdhënësit të cilët kanë mbajtur grevë.

Ai ka garantuar se LDK do të japë pagat për mësimdhënësit herët apo vonë.

“Të dashur mësimdhënës ju garantoj që pagat tuaja do të jepen. Ato do të paguhen herët apo vonë, merreni si zotim timin dhe LDK-së. Do të përdorim çdo rrugë ligjore për të ndërprerë padrejtësinë e këtij pushteti. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë do të rrënojmë këtë vendim të turpshëm”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se Qeveria Kurti po i dënon vetëm mësimdhënësit.

“25 mijë familje kosovare janë lënë pa të ardhurat e tyre mujore. Ky dënim ndaj tyre vjen në një kohë të një krize të paprecedent me inflacion rekord e një dimri të vështirë. Ky dënim është nivel i ri i ulët i pandjeshmërisë ndaj njerëzve të këtij vendi. Greva është ndërprerë dhe me këtë ka rënë edhe fantazi e pushtetit për rrëzim të qeverisë. Kjo është beteja e Kurtit sot, ndaj kujt, ndaj mësimdhënësve me 400 euro rrogë. Lider shembull. Kjo është shenj e politikës së tij dhe në këtë politikë të tij është selektiv. Ka paguar secilin tjetër në sektorin publik, por ka vendosur të dënojë mësimdhënësit”, ka deklaruar Abdixhiku.