75 Mall Live Search
15:26 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Abdixhiku: Do të ketë dialog me Kosovën, e jo për Kosovën!

Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga LDK-ja do t’i kthehet dialogut me Serbinë, mirëpo asnjëherë për Kosovën, pra dialogu do te jete me Kosovën, e jo për Kosovën. Deri tashti janë zhvilluar dy lloje dialogu, ai i Kosovës me Serbinë dhe ai për Kosovën. Dialogu për Kosovën për ne është mbyllur qysh në vitin 2006, theksoi Lumir Abdixhiku.

Pra, dialogu do të zhvillohet me Serbinë vetëm si dy shtete të pavarura. Në këtë relacion, janë tri temathelbësore që kanë mbetur të hapura dhe të cilave do t’u jepet  prioritet, shtoi Abdixhiku.

Ato janë çështja e të zhdukurve, kthimi i pensioneve si dhe trashëgimisë që Kosova ka pasur brenda Jugosllavisë.


Për më tepër, Abdixhiku ritheksoi që në raport me Serbinë, qeveria e ardhshme do të kalojë në relacion reciprociteti të plotë, qoftë për çështje ekonomike apo edhe politike.