Abdixhiku: Do të rrisim numrin e inspektorëve të punës nga 40 në 400
Lumir Abdixhiku, ka shpalosur një pjesë të programit të LDK-së, duke u fokusuar në sigurinë e punëtorëve në Kosovë.
Sipas tij, qeverisja e LDK-së, do të zgjerojë inspektoratin e punës, nga 40 inspektorë sa ka tashti, do ta rrisim numrin në 400 inspektorë dhe kështu Kosova e arrin standardin më të lartë në rajon sa u përket inspektorëve të punës për kokë banori.
Gjithashtu, kemi paraparë trajnime për punëtorët, sidomos në tre sektorë: të ndërtimit, sigurimeve dhe të shitjes.
Kostoja e kësaj ndërmarrjeje apo këtij projekti është 4 milionë euro. Këtë kosto do ta mbulojmë duke kursyer nga zvogëlimi i numrit të zëvendësministrave, pra i heqim nga zëvendësministrat e i vendosim tek inspektorët e punës.
Kjo i jep siguri punëtorit kosovar dhe përmirëson marrëdhënien punëdhënës- punëmarrës në sektorin privat.