75 Mall Live Search
15:42 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / S Z

Abdixhiku: Do t’i ulim çmimet në produktet bazike dhe do ta heqim TVSH-në

Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku në cilindo qytet që po merr pjesë, po shpalosë programin e tij qeverisës.

Ai nga Suhareka e Lipjani është zotuar se nën qeverisjen e tij do të ulen çmimet në produktet bazike dhe do të largohet TVSH-ja.

‘’Do të bëjmë çmos që të heqim jo vetëm TVSH-në në produkte bazike; miell, vaj, sheqer, bukë, por edhe të ulim çmimet e rënduara në këto 5 vite’’, ka thënë Abdixhiku përmes një video të publikuar.