Abdixhiku: E ardhmja është digjitale!
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot “Deep Space” në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëpartiakë dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Abdixhiku ka bërë me dije se gjatë këtij takimi u bisedua mbi teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, shkruan IndeksOnline.
“Përmes saj, Kosova mund ta bëjë kapërcimin e madh dhe ta zërë hapin me Evropën, edhe pse na thonë se jemi 80 vite mbrapa.
Në botën digjitale koha nuk ecë ngadalë; përshpejton. Një brez i vendosur mund ta ndryshojë një vend” u shpreh Abdixhiku.
Me këtë rast, ai tha se në qeverisje do të jetësojnë Ministrinë e Digjitalizimit dhe trajnimin e 40 mijë të rinjve në ICT.
Ky është postimi i plotë i tij:
E ardhmja është digjitale!
Sot në DeepSpace Prishtinë folëm për teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe për një të vërtetë të thjeshtë: teknologjia është dritarja jonë e kohës. Përmes saj, Kosova mund ta bëjë kapërcimin e madh dhe ta zërë hapin me Evropën, edhe pse na thonë se jemi 80 vite mbrapa.
Në botën digjitale koha nuk ecë ngadalë; përshpejton. Një brez i vendosur mund ta ndryshojë një vend.
Jemi popull i ri.
Kemi dije të reja.
Kjo është përparësia jonë e madhe.
Ne kemi plan të qartë: Ministrinë e Digjitalizimit dhe trajnimin e 40 mijë të rinjve në ICT. Për vende pune të reja, ekonomi të re dhe një shtet që funksionon në botën digjitale.
E ardhmja është e bukur.

