75 Mall Live Search
22:52 / E Shtunë, 22 Mars 2025 / MSH

Abdixhiku e nis turneun e falënderimit në Llap

Ashtu siç kishte premtuar, Lumir Abdixhiku ka nisur turneun e falënderimit, duke u ritakuar me elektoratin që i dha mbështetje Lidhjes  Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Turneu nisi në Lllap, ku pas iftarit Abdixhiku u takua me llapjanë të shumtë, për një mbrëmje me biseda e diskutime.

“Mes njerëzve të Kosovës, aty ku buron dhe qëllimi politik. Mes mbështetësve tanë e jo vetëm, ku ndërtohet rrugëtimi ynë. Sa kënaqësi të shoh kërkesën e qartë dhe këmbëngulëse të njerëzve tanë për të vazhduar me plot insistim në rrugëtimin e përcaktuar të Lidhjes sonë. Kur zëri qytetar përputhet me angazhimin politik, ndihemi të plotësuar”, u shpreh Abdixhiku.

Ai tha se do të jetë në të gjithë Kosovën, për të falënderuar sa më shumë 171 mijë votuesit e LDK-së dhe jo vetëm.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sonte, pas iftari, qëndrova në Llap, mes njerëzve zemërhapur të kësaj ane. Plot mikëpritje, e përplot biseda të çastit me ata që u takuam sonte në një mbrëmje të zakonshme llapjane.

Mes njerëzve të Kosovës, aty ku buron dhe qëllimi politik. Mes mbështetësve tanë e jo vetëm, ku ndërtohet rrugëtimi ynë. Sa kënaqësi të shoh kërkesën e qartë dhe këmbëngulëse të njerëzve tanë për të vazhduar me plot insistim në rrugëtimin e përcaktuar të Lidhjes sonë. Kur zëri qytetar përputhet me angazhimin politik, ndihemi të plotësuar.

Ky zë do të dëgjohet!

Le të jetë ky dhe fillimi i Turneut të Falenderimit për të gjithë 171 mijë – dhe jo vetëm – mbështetësit tanë. Do të jem në gjithë Kosovën për të ju falenderuar sa më shumë; e për të lidhë fort e ngushtë secilin hap tonin!