Abdixhiku e njofton ambasadorin italian për zhvillimet politike në vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin De Riu rreth qëndrimeve të LDK-së karshi situatës dhe zhvillimeve politike në vend. Gjatë takimit kryetari Abdixhiku po ashtu ritheksoi nevojën e vazhdueshme për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.
Po ashtu u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, ndërsa kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset.