75 Mall Live Search
19:57 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / Z S

Abdixhiku e Osmani takojnë strukturat e LDK-së në Suharekë: Falënderim për angazhimin dhe punën e tyre

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani kanë qëndruar në Suharekë, ku ka zhvilluar një takim me strukturat e degës së partisë në këtë komunë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku ka bërë të ditur se ka kaluar kohë me aktivistët dhe strukturat lokale të LDK-së, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre.

“Një kafe në Suharekë me strukturat e Lidhjes. Falënderim për secilin angazhim. Mirënjohje për çdo mund”, ka shkruar Abdixhiku./Indeksonline/