75 Mall Live Search
20:54 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / Z S

Abdixhiku e tregon me video sa do të ishte paga e mësuesit në qeverinë e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se me të në pushtet koeficienti do të jetë 150 euro.

Madje ai sot ka publikuar edhe një video ku ka treaguar se sa do të jetë paga e mësimdhënësit gjatë qeverisë së tij.

Abdixhiku ka thënë se paga e mësuesit në Qeverinë e LDK-së do të jetë 840 euro.

Ditën e djeshme Qeveria e Kosovës ka rritur pagat për sektorin publik , vendim që hynë në fuqi janarin e 2025.

Por, LDK-ja thotë se kjo rritje nuk mjafton për shkak se niveli i inflacionit ka qenë i lartë./Indeksonline/