75 Mall Live Search
12:44 / E Martë, 22 Qershor 2021 / AR

Abdixhiku: Është mision i yni që Therandën e Ukë Bytyçit, t’ia kthejmë LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me struktura e aktivistë të LDK-së pasi bënë nderime pranë varreve të heronjve të Demokracisë Ukë Bytyqit e dy shoqëruesve të tij Bajram Bytyçi e Bafti Bajrami, dhe e pranë varreve të Dëshmorëve të Kombit Imer Bytyqi e Skënder Bytyçi në Nishor, u pritën nga qytetarë të shumtë në fshatin Semetisht.

Gjatë diskutimeve me qytetarët për gjendjen aktuale në Komunën tonë, dominoi tema e domosdosë së ndryshimit të qeverisjes lokale në Therandë.

May be an image of 9 people, people standing and outdoors

“Është mision i yni që Therandën e Ukë Bytyçit, t’ia kthejmë LDK-së”, u shpreh veç tjerash kryetari Lumir Abdixhiku.

Kryetari i degës, Ardian Shala, u shpreh se Semetishtit të UÇK-së dhe të Ukë Bytyçit i duhet qeverisje e përgjegjshme e profesionale.

Deputeti Zemaj, foli për konsistencën dhe përgjegjësinë e lartë politike të Shala, i cili më së shumti i duhet Therandës për ta qeverisur.