Abdixhiku fajëson Qeverinë: Terri ka adresë!

Pas reduktimeve të energjisë elektrike që po ndodhin në vend, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook“.
Ai ka fajësuar qeverinë për mungesën e energjisë elektrike duke i quajtur praktikantë, dhe duke i akuzuar se është në interesin e tyre që të përfitojnë miliona euro nga tenderët riparuese e nga blerja e energjisë.
“Sot, nga 130 MËh në orë, apo 78,000 euro për orë (në pikun energjetik), i humbasim si pasojë e kësaj vonese skandaloze. Madje, gjatë muajve në vijim, kur çmimi i energjisë rritet edhe më shumë, vlera e humbur do të jetë shumë më e lartë se kjo. Kemi kapacitete por s’i kemi në punë. Kjo është e vërteta e reduktimeve të rrymës në verë.
Përtej neglizhencës së praktikantëve, nuk mund të mendojë asgjë tjetër, veçse një interes madhor që përfiton miliona euro nga tenderet riparuese e nga blerja e energjisë derisa ne nuk prodhojmë. “ ka shkruar ai.
Po ashtu u ka bërë thirrje Prokurorisë së Kosovës, të hetojë vonesën në mirëmbajtjen e Bllokut A5.
“Prandaj ftoj Prokurorinë e Kosovës, të hetojë vonesën në mirëmbajtjen e Bllokut A5. Siç dhe ftoj Qeverinë e papërgjegjshme të Kosovës të zgjohet nga gjumi i thellë veror e të bëjë çdo përgatitje të nevojshme për një dimër të vështirë për energjinë – nisur nga shkarkimi i Bordeve partiake në KEK e ZRrE që me paaftësi po krijojnë terr në verë“./IndeksOnline/
