75 Mall Live Search
13:37 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / Z S

Abdixhiku falënderon 500 vullnetarët e regjistruar- Plot energji e vullnet te të rinjtë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar 500 vullnetarët regjistruar nëpër Kosovë deri tani.

Më tej ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen sonte në shesh në tubimin e LDK-së që nis nga ora 21:00.

Postimi i plotë:

Energji e pozitivitet me vullnetarët e LDK-së! 💙💜

Falënderim i veçantë për 500 vullnetarët e regjistruar nëpër Kosovë deri tani.

Plot energji e vullnet te të rinjtë.

Sonte, nga ora 21:00, pas tubimeve nëpër Kosovë, shihemi në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Bashkë me përparimin, i ndezim dritat e fundvitit dhe i japim qytetit tonë dritë, shpresë e gëzim. Ejani!/Indeksonline/