75 Mall Live Search
21:06 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Abdixhiku falënderon të gjithë transportuesit: Mundi i tyre ndjehet në sofrën e secilës familje kosovare

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka falenderuar publikisht të gjithë transportuesit, teksa tha që mundi dhe kontributi i tyre ndoshta dhe s’shihet, por që ndjehet në sofrën e secilës familje kosovare.

“Ata në krizën më të madhe të kohës kaluan me mijëra orë vozitje e pritje nëpër Evropë, për të mbajtur vendin e furnizuar mirë dhe pandërprerë”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Astriti, Besimi, Ramadani, Fadili, Nebihu, Renato, Nexhipi e Kadriu janë vetëm tetë nga qindra vozitësit tanë që në krizën më të madhe të kohës kaluan me mijëra orë vozitje e pritje nëpër Evropë, për të mbajtur vendin e furnizuar mirë dhe pandërprerë. Transporti në kohë mbylljeje ndërkombëtare s’ishte asnjëherë i lehtë.

Sot, si Ministër në detyrë, dua t’i falenderojë publikisht të gjithë transportuesit tanë dhe secilin tjetër në këtë zinxhir, për mundin dhe kontributin që ndoshta dhe s’shihet, por që ndjehet në sofrën e secilës familje kosovare./Indeksonline/