Abdixhiku feston 35 vjetorin e degës së LDK-së në Ferizaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka marrë pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Ferizaj.
Përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook, Abdixhiku u ka uruar 35 vjetorin të gjithë themeluesve dhe kontribuuesve të partisë.
“Sonte, në Ferizaj, me Visarin, mes kryetarëve e anëtarëve të nëndegëve, në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të degës tonë. Kënaqësi e madhe takimi i ngrohtë me ata që i japin LDK-së angazhimin e pandalshëm. Rrugëtimi vazhdon. Urime gjithë themeluesve e kontribuuesve në këto tri dekada e gjysmë histori”, shkroi Abdixhiku, duke ndarë disa fotografi nga ceremonia.