Abdixhiku: Fitorja është e pashmangshme në Viti me Sokol Halitin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkuar sot në Viti për të mbajtur tubimin e radhës atje me kandidatin për kryetar Sokol Halitin.
Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se Haliti është këtë herë edhe më i fuqishëm.
“Sonte, në Viti, në mesin e entuziazmit të zjarrtë dhe mbështetjes së flaktë të qytetarëve, prezantuam Sokolin tonë si kandidat dhe listën prej 30 kandidatëve për Asamblenë Komunale”, ka thënë Abdixhiku.
I njëjti ka shtuar se takimi i sotëm ishte manifestim i qartë i besimit që Vitia ka për LDK-në dhe për vizitonin e saj.
Abdixhiku theksoi se me këtë frymë të madhe uniteti e energjie, fitorja është e pashmangshme në Viti./Indeksonline/