Abdixhiku flet për kandidaturën e Mustafës: Jam takuar një ditë më herët, nuk më ka treguar, e mora vesh në media

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për kundër kandidatin e tij, Besian Mustafa.
Abdixhiku u shprehë se ishte takuar me Besian Mustafën një ditë para se ai të kandidonte, por ai nuk i kishte treguar për planet e tij.
“Jam takuar para kandidaturës së tij. I kam treguar për projektet e mija, nuk më ka treguar se do të kandidoj të nesërmen e kam kuptuar në media. S’është e befasishme, është legjitime. Veç uroj që të jenë të vërteta”, tha Abdixhiku në Rubikon./Indeksonline/