Abdixhiku flet për sulme të vazhdueshme, Bajrami dhe Hoti shkëmbejnë SMS-a!
Ka nisur Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në afërsi të Lipjanit.
Derisa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po mbante fjalimin e tij para delegatëve, vërehej se deputetët Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti po shkëmbenin mesazhe telefonike, një veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga Indeksonline.
Në fjalën e tij, Abdixhiku foli për presione dhe sulme të vazhdueshme ndaj udhëheqjes së partisë, duke theksuar se ato nuk kanë ardhur vetëm nga jashtë.
“Ka pasur sulme që nuk janë ndalur asnjëherë. Sulme ka pasur edhe brenda LDK-së, madje edhe në emër të rugovizmit”, deklaroi Abdixhiku, pa përmendur emra konkretë.

