75 Mall Live Search
21:01 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / OSH

Abdixhiku i ashpër: LDK me rezultatin e zgjedhjeve të së dielës pësoi humbjen më të madhe në histori

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se rezultati që LDK ka marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë më i rëndi në historinë e kësaj partie.

Abdixhiku është shprehur se duhet reflektim për LDK-në për t’u këndellur pas zgjedhjeve të së dielës duke lëndë të nënkuptohet se ky rezultat në zgjedhje ka ardhur si pasojë e mos’dëgjueshmërisë së krerëve të LDK-së.

“Por kjo ka pak rëndësi. Fare madje. Rezultati për ekip, për LDK-në, pa befasi ishte i rëndë – më i rëndi në histori. Mesazhi ishte i qartë e i zëshëm, ai thërret për reflektim. Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternative”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë i tij:

Tani që rezultatet nga terreni më vijnë, s’kam se si të mos falenderojë sërish, për të tretën herë rradhazi e me të njëjtën madhësi, votuesit e mi. Numrin e bëjmë ne.

Por kjo ka pak rëndësi. Fare madje. Rezultati për ekip, për LDK-në, pa befasi ishte i rëndë – më i rëndi në histori. Mesazhi ishte i qartë e i zëshëm, ai thërret për reflektim. Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternativë.

Rruga përpara s’është e lehtë, por këtë rrugë LDK ka për ta gjetë. Ajo do të jetë rrugë e drejtë, siç na takon për atë që përfaqësojmë. Pa improvizime më; me plot konsistencë. Ndryshimi pas përgjegjësisë ka nisur dhe s’ka gjë që e ndalë atë tashmë.

Të njëqind mijë votuesve tanë ju faleminderit.

Fituesve të zgjedhjeve urime.

Kosovës gëzuar ditëlindjen.