75 Mall Live Search
21:44 / E Premte, 08 Maj 2026 / MSH1

Abdixhiku i dërgon publikisht mesazh anëtarësisë së LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, publikisht i ka dërguar mesazh anëtarësisë së LDK-së.

Përmes një postimi publik, Abdixhiku është zotuar se do t’i bashkojë të gjithë, ata që kanë qëndruar, janë larguar e që kanë heshtur, transmeton IndeksOnline.

“Sepse LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj” shkroi Abdixhiku.

Ky është postimi i plotë i tij:

Anëtarësisë së Lidhjes,

Ju zotohem, do t’i bashkoj të gjithë.

Ata që kanë qëndruar gjithmonë.

Ata që janë larguar.

Ata që kanë heshtur.

Ata që ende besojnë.

Sepse LDK-ja ka qenë gjithmonë më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të saj.

Dhe koha ka ardhur që kjo shtëpi të bëhet sërish një.