08:53 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Abdixhiku i LDK-së ‘godet’ 3 deputetët që ishin mbrëmë në debate televizive

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve të koalicionit qeverisës dhënë në debate televizive sonte

Ai ka veçuar disa nga deklaratat e tyre , teksa ka thënë ‘Është Kosovë e cubave kjo’.

Në debate televizive mbrëmë ishin dy deputetët e AAK-së, Bekë Berisha dhe Shkumbin Demaliaj.

Publikimi i plotë i Abdixhikut:

Margaritarë nga paraqitjet e 3 deputetëve të pushtetit në debatet televizive sot:

– “Në Kosovë është më mirë se në Gjermani”.

– “Me mujtë krejt të partisë time i punësoj”

– “Konkursi ishte i padrejtë; kërkonin shkollë”.

Është Kosova e cubave kjo!