Abdixhiku për ftesën e Kurtit: Do ta shoh nesër!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot i bëri ftesë tre liderëve opozitarë për një takim javën e ardhshme.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje në lidhje me këtë, transmeton Indeksonline.
Ai u shprehë se nesër do ta shoh ftesën dhe do t’i jap përgjigje.
“Do ta shoh nesër për çfarë bëhet fjalë”, tha Abdixhiku.
“Parimisht LDK-ja nuk i ik takimeve, këtë duhet të ditë, nëse bëhet fjalë për dialog, atëherë qëndrimi i im do të jetë i njëjtë”, tha kryetari i LDK-së në ATV./Indeksonline/