Abdixhiku i uron mirëseardhje ish-deputetes së VV-së: Rrugën e bëjmë bashkë
 
				Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nëpërmjet një videoje ka prezantuar Drita Millakun si anëtare më të re të partisë që drejton ai.
Në këtë video ai ka shfaqur momente të prezantimit të Millakut në selinë e LDK-së.
“Rrugën e bëjmë bashkë; edhe me Dritën”, ka shkruar Abdixhiku.
Dje, Indeksonline raportoj ekskluzivisht se Drita Millaku ka ndarë rrugët me LVV-në duke dal nga grupi i partisë në Whatsapp.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                