75 Mall Live Search
13:24 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / AR

Abdixhiku ia shpjegon ekonominë Qeverisë Kurti: Ku i ke shpenzimet operacionale kur kalkulon fitimin?

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është kundërpërgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Muratit, pasi tha se “nëse produkti hyn në doganë me 1.20, shitet me 2.20, fitim ka 1 euro”.

Abdixhiku në seancën e Kuvendit tha se një ministër si ky, sot duhet të shkojë në shtëpi, raporton Indeksonline.

Ai pyet ministrin se ku i ka shpenzimet operacionale kur kalkulon fitimin.

“Dul ministri i Financave, thotë një produkt që vjje në kufi me 1.20 cent e shitet me 2.20 cent, i bën 1 euro fitim. Çfarë po ndodh këtu. Nuk e kupton ministri i Financave, që në momentin e parë që ai produkt futet në doganë, prej këtyre, veç në start 20 cent i merr TVSH. Dhe më pas ka kosto të operimit, të punëtorëve, të punës, qirasë, distribucionit. Një ministër si ky i Financave, sot duhet me i marr letrat me shku në shpi. Kjo është tragjedia e këtij vendi. Një shpi a paditur në qeveri”, tha Abdixhiku.