19:17 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / LB

Abdixhiku insiston që koeficienti të jetë 125 euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka insistuar se koeficienti për pagat për punëtoret e sektorit publik duhet të jetë 125 euro.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se propozimi i LDK-së është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëhere më parë në vend.

Postimi i plotë i kreut të LDK-së:

Propozimi ynë është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi patur në vend. Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend.

Zgjidhja është e qartë.

Koeficienti 125.