11:23 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / FR

Abdixhiku: Interesim i madh për shkollën politike “Ibrahim Rugova”, e ardhmja jonë është e ndritshme

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është lajmëruar sot nga selia e partisë bashkë me klasën e dytë të gjeneratës së parë të të rinjve që po ndjekin ligjëratat në Shkollën Politike “Ibrahim Rugova”.

Abdixhiku ka thënë se këta të rinj në javët e ardhshme do të mësojnë për të djathtën, rugovizmin, shtetin e tema të tjera.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi nga Selia Qendrore e LDK-së. 

Këtu, sot, klasa e dytë e gjeneratës së parë, po i nisë ligjeratat në Shkollën Politike ‘Ibrahim Rugova. Ky grup i jashtëzakonshëm prej të rinjëve e të rejave, sikurse Klasa e Parë para tyre, përgjatë dhjetë javëve të ardhshme do të mësojnë për të djathtën, rugovizmin, shtetin, kushtetutën, ekonominë e tregut, institucionet e Republikës e ato transatlantike; idetë që na veçojnë e programin ideologjik e politik ‘Rruga e Re’. 

Andi, Besarti, Butrinti, Dilara, Djellza, Donita, Elioni, Erioni, Erza, Gema, Igballja, Lorenta, Luani, Marigona, Rinesa, Rroni, Rinesa, Senati, Vlera e Ylli janë 20 studentët e përzgjedhur nga interesimi i madh për thirrjen e dytë. Mosha mesatare e tyre është 19 vjet. Të gjithë janë studentë të dalluar e me plot kurreshtje politike. 

Jam shumë i lumtur që kanë zgjedhur të ndjekin me vullnet të mirë Shkollën tonë. Jam edhe më i lumtur për interesimin e madh të të rinjëve për të djathtën. Mes tyre kemi liderët e së nesërmes. E ardhmja jonë është e ndritshme!

Suksese!