Abdixhiku: Jemi të lumtur me rritjen e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë në konferencë për media.
Ai tha se, ndonëse rezultati nuk është edhe aq i kënaqshëm, prapë se prapë janë të lumtur që LDK-ja ka pësuar rritje në këto zgjedhje.
“Rritja e LDK-së është një sinjal i mirë, marrë parasysh që kemi pasur rënie… Unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat dhe i përgjigjem strukturave të partisë për këtë rezultat. Jam i lumtur të jem pjesë e opozitës së ardhshme”, u shpreh ai.
Ai tha se ndjen keqardhje që KQZ-ja pati kohë katër vite të përgatitej për këtë proces të rëndësishëm, por që çaloi në dhënien e rezultateve në kohë reale.
Abdixhiku shprehu mirënjohje ndaj të gjithë atyre që i dhuruan përkrahje të pakusht LDK-së në këto zgjedhje.
“Sipas të gjitha gjasave, duhet të presim deri në përfundim të numërimit të të gjitha votave. Siç e thash edhe më herët, janë 75 mijë vota të mërgatës, që luajnë rol të madh në këtë proces” u shpreh Abdixhiku./IndeksOnline/