75 Mall Live Search
22:14 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / H F

Abdixhiku: Këto zgjedhje do të definojnë të ardhmen e vendit tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e udhëhequr nga ai, ka një mision historik para vetes, mision ky që sipas Abdixhikut, LDK e nisi 35 vite më parë kur u formua si parti.

Abdixhiku nga ‘Turneu i Ndryshimit’ që sonte është mbajtur në Obiliq, tha se zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, do të definojnë të ardhmen e Kosovës. “Këto zgjedhje, nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një Kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Ato, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar vet Kosovën”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, për 4 vjet, njerëzit e Kosovës kanë vëzhguar se si premtimet e mëdha kthehen në fjalë të thata dhe se si ato humbasin peshën para humbjes së vet shpresës.

“Me peshë e me shpresë, humbet dhe ëndrra për vendet e punës, për pagat e larta, për shkollat e denja, për spitalet e shëndosha, për drejtësinë e mbarë – për vet jetën në Kosovë”, tha Abdixhiku.