75 Mall Live Search
12:59 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Abdixhiku: Kjo është oferta 5-pikëshe e LDK-së për VV-në

Deputeti i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar ofertën 5- pikëshe të LDK-së për VV-në.

Abdixhiku përmes një statusi në Facebook ka thënë se përgjegjësitë ministrore ndahen proporcionalisht midis dy partnerëve qeverisëse derisa, kryeministri dhe një zëvendëskryeministër i Qeverisë i takojnë LVV-së.

Ja postimi i tij:

Ftesë 5-pikëshe për LVV-në:

1. Siç është dakorduar tashmë, përgjegjësitë ministrore ndahen proporcionalisht midis dy partnerëve qeverisës.

2. Kryeministri dhe një zëvendëskryeministër i Qeverisë i takojnë LVV-së.

3. Kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër i takon LDK-së. Nënkryetarët e Kuvendit ndahen sipas rregullimit kushtetues.

4. Ditën që zgjidhet presidenti i propozuar nga LDK-ja, një ministri e udhëhequr nga LDK-ja i kalon LVV-së, për të bërë proporcionin qeverisës 6 me 4 në favor të kësaj të fundit.

5. Nëse LVV-ja, nuk është gati për propozimin e LDK-së dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK-ja është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi dhe të gjitha pozitat t’ia lë LVV-së. Pra, LDK-ja, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. Ua japim edhe kryeministrin, edhe kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë.