12:50 / E Martë, 30 Prill 2024 / L K

Abdixhiku kujton Ali Lajçin: Kontributi i tij në orët më të rënda për vendin mbeten shtyllë e një Kosove të zhvilluar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës së veprimtarit të madh, Ali Lajçi.

Kryetari Abdixhiku në librin e zisë për veprimtarin Ali Lajçi shkroi:

“Ali Lajçi ishte një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci. Kontributi i tij në orët më të rënda për vendin mbeten shtyllë e një Kosove të zhvilluar, progresive dhe demokratike. Si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe si kryetar i komunës së Pejës ushtroi me mburrje dhe dinjitet funksionin e tij, në shërbim të qytetarëve. I tillë do të kujtohet përherë!Pusho në paqe!”