18:49 / E Premte, 17 Maj 2024 / MSH

Policia dënon disa persona, kishin dalë me gjysmën e trupit në xhamat e veturës

Dje rreth orës 13:30, policia në Shtime pranoi disa informata se disa persona në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, gjatë lëvizjes me vetura, kanë lejuar që pasagjerët e tyre të dalin me gjysmën e trupit jashtë veturës në xhama, duke rrezikuar jetën e tyre.

Policët e stacionit pasi kanë grumbulluar informata në terren, njëkohësisht kanë shikuar edhe kamerat e sigurisë, kanë arritur që të identifikojnë disa persona, të cilët i kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tyre kanë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë për drejtimin e veturës pa patentë shoferi dhe gjoba kundërvajtëse që kanë lejuar që pasagjerët e tyre me pjesën e trupit të dalin jashtë veturës në xhama.

Policia Rajonale e Ferizajt ka falënderuar qytetarët që informuan policinë për këto kundërvajtje , ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftimi e policisë.