20:41 / E Premte, 17 Maj 2024 / mp

Ministria e Arsimit, për bartje të nxënësve në jug e veri të Mitrovicës kontrakton një biznes individual

Ministria e Arsimit dhe Inovacionit, ka kontraktuar kompaninë, e cila do ë bëjë transportin e nxënësve me nevoja të veçanta në qendrën burimore “Nënë Tereza” Mitrovicë e Jugut dhe shkolla speciale “B. Kosovës” Mitrovicë Veriore.

Në bazë të të dhënave në prokurimin online E-prokurimi këtë tender e ka fituar një binzes individual (BI) që është në emër të Kajtaz Pecit, raporton Indeksonline.

Ky biznes është shpërblyer me kontratë që kap vlerën mbi 52 mijë euro.

“Rezultati i aktivitetit te prokurimit: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, shpërblen me kontratë, operatorin ekonomik: Kajtaz Peci B.I., Brigada 141, 40000, Mitrovice, në shumën 52,540.00 euro”, thuhet në njoftimin për dhënien e kontratës e publikuar sot në E-Prokurim.

Sipas dosjes së tenderit për këtë shërbim kanë tenderuar vetëm dy kompani ku biznesi me çmimin më të lirë e ka fituar tenderin. /Indeksonline/