Abdixhiku: Kurti është dorëzuar, me jep përshtypjen se është si një kopshtar në luftë e një luftëtar në kopsht

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dorëzuar, dhe i ka çuar duart.
Kreu i LDK-së ka thënë se Kurti nuk i beson as vet politikave që i propozon.
Abdixhiku ka thënë se Kurti është si një kopshtar në luftë e një luftëtar në kopsht.
“Përtej paranojës që ka armiq të padukshëm e të cilët janë bërë bashkë për ta rrëzuar, me shpesh e përmend rrëzimin këta se sa ne. Ai listoi disa masa pa e kuptuar vetë problemin. Foli për pako të energjisë, ndërsa në mes të verës kemi qenë pa rrymë. Foli për pako biznese, por vetëm 9% të projekteve kapitale janë realizuar”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku.
Tutje, ai ka thënë se ka tendenca të qeverisë që të bëjë disiplinimin e mësimdhënësve dhe don t’i thyej mësimdhënësit.
“Fillimisht i lëshon në ofendime individuale një njëri të moshar në prag të pensionimit. Të ka thënë vëlla sepse s’po mund të flet si kryeministër…A keni biseduar ndonjëherë me mësues me mjek, me ndërmarrje se çka dmth kur rritet inflacioni 20%. I mbani 700 milionë euro të bllokuara, e refuzon ti rrisësh rrogat”, ka shtuar ndër të tjera Abdixhiku.
Sipas kreut të LDK-së, ky kryeministër dëshiron krizë dhe po e ushqen krizën.