75 Mall Live Search
10:57 / E Hënë, 19 Dhjetor 2022 / L K

Abdixhiku: Kurti ka rënë në kurthin e Serbisë, nuk është në gjendje të krijojë stabilitet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Albin Kurti, pasi janë bëre 10 ditë prej që barrikadat janë vendosura nga Serbët. Ai përmes një postimi ka shkruar se Kurti nuk ka plan shtetërorë për ballafaqimin e gjendjes në Veri të Mitrovicës.

Sipas Abdixhikut, Kurti ka renë në kurthin e Serbisë dhe nuk është më në gjendje të krijojë stabilitet.

Kryetari i LDK-së, theksojë se Kosova nuk ka institucione shtetërorë për të organizuar zgjedhje demokratike, andaj sipas tij koordinimi më aleatët është hap i rëndësishëm për të kthyer rendin dhe ligjin në Veri./IndeksOnline/