21:38 / E Martë, 23 Prill 2024 / Gj. Sh

Abdixhiku: Kurti mashtroi kur tha se nuk ka korrupsion në Qeverinë e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se Kurti mashtoi kur tha se nuk ka korrupsion në Qeverinë e tij me tenderët sekret.

“900 kontrata sekret i ka dhënë Qeveria e Kosovës, numër rekord, nuk ka ndodhur asnjëherë, pra kryeministri Kurti mashtroi”, ka deklaruar i pari i LDK-së Lumir Abdixhiku për deklaratën e kryeministrit Kurti, i cili tha se garanton që në Qeverinë e tij nuk ka korrupsion sa i përket tenderëve sekret. “Ky njeri ka garantuar edhe për Martin Berishajn njeriu që i ka nxjerrë 1.4 milionë euro në Kosovë, shikoni çfarë niveli i propagandës është. Zihet me 240 milionë euro, të dhënat nga zyrtarët e tij, me bizneset e Shqipërisë dhe të thotë se nuk ka korrupsion tani në një ambient të tillë e kuptoj pse duhet të pozicionoj vetën kështu. Por çdo ministri e tij çdo institucion nën të, është me kontrata njëburimore rekord. Po them edhe njëherë 900 kontrata sekret i kanë dhënë, numër rekord, nuk ka ndodhur asnjëherë, pra mashtroi”, tha Abdixhiku. Abdixhiku deklaroi se këto të dhëna janë publike në Prokurim Publik, dhe nuk janë të dhëna të LDK-së. “Qytetarët le t’i kërkojnë këto të dhëna, sepse janë publike. Merreni me mend, kryeministri garanton që s’ka korrupsion për ministre që përfundoi në intervestim në Prokurori për rezerva shtetërore”, deklaroi Abdixhiku.

Abdixhiku, ka thënë se kjo qeveri është e paaftë për të menaxhuar me vendin. Kreu i LDK-së, ka thënë se kryeministri dhe kjo qeveri nuk flasin për të ardhmen, por për të kaluarën. Sipas tij, ai ka polarizuar skenën politike në vend, por edhe në rajon.

“Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të shkojnë në Maqedoni të Veriut dhe në Turqi për t’u shëruar, derisa kësaj qeverie i teprojnë para, duke mos investuar në spitale. Ka shpërndarë miliona në lëmoshë dhe s’ka investuar në QKUK”, ka thënë Abdixhiku. I pari i LDK-së kë thënë se kjo “me 12 miliardë euro buxhet, kjo qeveri s’do të mbahet mend për asnjë projekt”.

Kjo qeveri sipas tij, kë bërë temë kryesore Serbinë dhe jo mirëqenien e qytetarëve.