00:44 / E Diele, 19 Mars 2023 / MSH

Abdixhiku: Kurti mashtroi të gjithë, Kosova humbi mundësinë historike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka regauar pas përfundimit të takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas Abdixhikut, epilogu i Kurtit si kryeministët në këtë dialog është “mashtirm dhe humbje e një mundësie historike”.

Abdixhiku shtoi se marrëveshja pa njohje, jo finale dhe me asociacion është ajo se çfarë Kurti i ka sjellë Kosovës pas takimit të sotëm.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtē u zhbënë.

Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndëruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më.