75 Mall Live Search
22:12 / E Premte, 02 Prill 2021 / Blerim

Abdixhiku: Kurti po e qon vendin në zgjedhje

Ka filluar seanca e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, për ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku , ka thënë se Kurti tentoi ta shantazhojë opozitën dhe se nëse nuk e heq këtë propozim, i pari i qeverisë po e çon vendin në zgjedhje, shkruan Indeksonline.

“Jam plotësisht i habitur me këtë plotësim-ndryshim për Zgjedhje. Kosova ka nevojë për reformë zgjedhore, Kosova ka nevojë që sa më lehtë të bëhet votimi i diasporës. Nëse ky ndryshim nuk tërhiqet, kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje dhe krijon vakuum institucional”, tha ai.

Ndër të tjera ai shtoi se kryeministri i Kosovës u përpoq të shantazhonte opozitën me fjalimin e tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Këto janë veprime të shantazhimit që nuk është e zonja të qeverisë vendin. Partia në pushtet në mënyrë të paprecedentë, pa konsultim me partitë opozitare vendosi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje. Ky ligj duhet të jetë pjesë e reformës zgjedhore, reforma të tilla bëhen me përfshirjen dhe sidomos nën drejtimin e opozitës. Me vendimet e sotme, VV-ja ka përjashtuar opozitën, shoqëritë civile. Veprime të sotme janë mënyrë e shantazhit”, ka thënë ai.

Abdixhiku këto i ka quajtur veprimet e ngutshme.

Ky ligj ka kërkuar që të votohet në lexim të dytë në një seancë të re nesër në ora 11:00 ndërsa në lexim të parë të votohet sonte.