21:36 / E Enjte, 23 Mars 2023 / L K

Abdixhiku: Kurti po mundohet ta ndalë lumin e LDK-së, por ky lum nuk ndalet kurrë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është kundërpërgjigjur fuqishëm kryeministrit Kurti, duke i thënë se lumi i LDK-së do të rrjedhë gjatë e pastër dhe nuk mund të ndalet kurrë.

“LDK është lum i fuqishëm. Është Lum që rrjedh, e nuk ndalet se rrjedhuri kurrë. Kurti po mundohet ta ndal këtë lum, por Kurti as nuk është digë e as nuk di të ndërtojë diga”, ka thënë Abdixhiku në emisionin Debat Plus.