75 Mall Live Search
22:55 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / BA

Abdixhiku, Kurtit: Nuk do t’ju vijë rendi të bllokoni asgjë, Prishtina flet e para

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë që nuk do të mund të bllokojnë më punën në kryeqytet.

“Nuk do t’ju vijë rendi të ndalni asgjë. Nuk do t’iu vijë rendi të bllokoni më askënd”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Me një panoramë Kryeqyteti, i cili po ndriçohet si asnjëherë më parë nga LDK dhe qeverisja jonë këtu, le të nisim javën e madhe të balotazhit”.

“Le t’i japim përgjigjen e madhe kryepopullistit që veç bllokimit e kërcënimit për bllokim nuk ofron asgjë. Të dielen, me 9 nëntor, Prishtina flet e para!”.

Abdixhiku tha se më 9 nëntor, ditën e balotazhit, kryeqyteti do t’ia japë besimin LDK-së, gjë që nuk mund ta ndalin populistët, duke iu referuar Kurtit dhe partisë së tij.

“Të dielën me 9 nëntor Kryeqyteti i jep LDK-së atë që s’mund t’ia ndalin popullistët kurrë: besimin! Si triumf i kohës, si etapë e re për gjithë Kosovën”.

“Prishtina flet e para! Pas saj, nga zgjedhjet lokale deri në ato nacionale le të flasë secili qytet, le të flasë e gjithë Kosova. Dritë do të ketë”.